Vritet në vendin e punës një 23-vjeçar në Mitrovicë

Një 23-vjeçar është vrarë mbrëmë në Mitrovicë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Merret vesh se viktima është Mehmet Kurtin i cili u qëllua për vdekje në vendin e tij të punës.

Ai ka vdekur pas plagëve të marra në vend derisa dy persona tjerë të plagosur janë duke u trajtuar në QKUK.

Detaje për këtë rast ka dhënë policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.