Përlotet Tahir Arifi: Artan Bunjaku ishte absolutisht më i miri ndër ne

Profesori i gjuhës shqipe në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, Tahir Arifi, ka shpërthyer në lot teksa foli në mbledhjen komemorative për kolegun tashmë të ndjerë, profesorin e matematikës, Artan Bunjaku, transmeton Mediafokus.info.

Arifi ka thënë se Artani ishte më i miri ndër ta.

“Sot Artani nuk është këtu poshtë, as atje në ballkon e as në katin e katërt, por është shumë më lart. Besoj bashkë do të jemi një ditë me të. Ishte absolutisht më i miri ndër ne”, ka thënë Arifi në këtë mbledhje komemorative.

Në vend të nderimit me një minutë heshtje, Arifi, i cili njihet si njëri nga moderatorët më të mirë në këso ngjarje, propozoi që t’i duartrokitet veprës së Bunjakut, e cila i pranua nga të gjithë.

“Me të ka vdekur edhe një pjesë e jona. Por, me ne do të jetojë përgjithmonë”, ka shtuar Arifi.

Profesori i matematikës, Artan Bunjaku, u nda të shtunën nga jeta në moshën 46-vjecare dhe vdekja e tij i ka pikëlluar shumë miqtë që e njohën./Mediafokus.info/