Përmes shantazhit ia mori viktimës 4.100 euro
Një person në Pejë është arrestuar nën dyshimin se përmes shantazhit ia ka marrë viktimës 4100 euro.
Pejë, 01.12.2022 – Lidhur me rastin me datë 08.12.2022 është bërë kontrolli i shtëpisë se të dyshuarit dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në periudhën tre vjeçare, duke e shantazhuar viktimën femër kosovare, ia ka marrë 4100 €. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

