Përplasen në Kuvend Vjosa Osmani e Driton Selmanaj

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe deputeti Driton Selmanj, janë përplasur sot ndërmejt tyre në seancën e Kuvendit.

Osmani dhe Selmanaj i përkasin të njëjtës parti politike – LDK-së.

Derisa Selmanaj po fliste në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si kryetar i Komisionit për Legjislacion, fjalën ia ndëpreu kryekuvendarja Vjosa Osmani.

“Ne e kemi trajtu sot shtresën e juaj, interpretimi jonë nuk është sic thoni ju gjykata i ka dhënë kohë qeverisë dhe kuvendit deri me datën 13 që të ndërmarrë masa nëse me ligj duhet t’i kufizojnë të drejtat dhe ligjin, ky veprim i qeverisë e ka shkelë kushtetutën”, ka deklaruar Selmanaj.

Këtu ka reaguar kryeparlamentarja Vjosa Osmani duke thënë se Selamanaj është duke e keqpërdorur të drejtën e tij duke dezinformuar qytetarët.

“Nuk ki asnjë të drejtë, në radhë të parë fjalën ta dhashë, naluni ju.. fjalën ta dhashë me fol për cështjen e mocionit, nëse fol për një casje tjetër regjia ja ndal mikrofonin”, deklaroi Osmani.

Selmanaj e ka akuzuar Osmanin se po tregohet autoritare në Kuvend./mediafokus.info