Përplasen Xhavit Haliti dhe Haki Abazi, ia përmendin njëri-tjetrit fondacionet

Haki Abazi është përplasur sot me Xhavit Halitin në Komisionin për Punë të Jashtme, rreth minutave për fjalim, duke shpërthyer edhe në akuza të ndërsjella lidhur me fondacionet ‘Rockfeller’ dhe ‘Vendlindja Thërret’, raporton express.

“S’ki drejtë me ma ndalë fjalën, funksioni yt është me dhënë fjalën dhe kur e përfundoj është çështje e imja. Unë kam më shumë respekt për të se për ty. Nuk vi me ta bë qëfin ty, unë jam oponencë e qeverisë dhe nuk po e kundërshtoj asgjë, po du me e ndihmu. Ti i ke kqyrë prej së jashti”, tha Haliti.

Abazi i ka kërkuar Halitit që të përfundojë fjalinë. “Rezervohu prej komenteve, dhe përfundoje fjalinë. Është ofendim kur tenton me i qitë njerëzit në pozita të keqe”, tha Abazi.

Haliti pastaj i tha Abazit që ke udhëheqë fondacione që i ke vjedhur si ai Rockfeller.

“Mos u bën dyftyrësh, trego krejt, ti i ke menaxhu fondet e Rockfeller-it, ty të ka pagu dikush s’ke qenë në pozita udhëheqëse në Kosovë.Ti i ke udhëheqë fondacionet të cilat i ke vjedhë. S’ki ti mu me mësu kurgjo”, i ka thënë Haliti.

Kurse Abazi në kundër përgjigje i ka përmendur fondin ‘Vendlindja Thërret’, deputetit Haliti.

“Edhe ty të kanë pagu ‘Vendlindja Thërre’t me qindra mijëra euro”, i ka thënë Abazi.