Personi nga Suhareka e rrah nanën dhe gruan, arrestohet

Policia ka arrestuar dje në Suharekë personin që e ka sulmuar nënën dhe gruan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Suharekë, 16.01.2023 – 22:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.