Personi që mbijetoi në Gjilan është xhaxhai i gruas që dyshohet se u privua nga jeta
I plagosuri në rastin e rëndë në Livoç të Ulët të Gjilanit është xhaxhai i gruas që dyshohet se u vra nga burri i saj, mëson Klan Kosova nga burimet.
Ai është dërguar në QKUK, pasi fillimisht ishte trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.
Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia që ndodhi pasditen e sotme, në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan, ku u vranë dy persona, vëlla dhe motër, rreth 30-vjeçarë.
Sipas burimeve të gazetar Klanit, dorasi e ka dërguar vetë bashkëshorten në Emergjencën e Gjilanit, por fatkeqësisht ka qenë pa shenja jete dhe i është konstatuar vdekja.
Ndërsa viktima tjetër, vëllaii i saj raportohet se ka vdekur në vendin e ngjarjes.

