Siç mori vesh ekskluzivisht Sinjali, i dyshuari për rastin është një zyrtar policor, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri nënën e tij.

Sinjali mëson se polici që qëlloi me armë nënën e tij, është Samir Pacolli, 20-vjeçar.

Burime të Sinjalit nga Emergjenca bëjnë me dije se e plagosura ndodhet në gjendje të rëndë, teksa po vazhdon trajtimin në QKUK.

Bazuar në informacionet e para, incidenti dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i cila tha se incidenti ka ndodhur rreth orës 12:20.

Tutje, Ahmeti shtoi se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.