“Përtej dhimbjes”, një vepër që trajton dhimbjen si përvojë ekzistenciale dhe jo si emocion të përkohshëm

Sapo është publikuar libri poetik me poezi i katërt me radhë i poetes Sadbere Gagica “PËRTEJ DHIMBJES”, një vepër që trajton dhimbjen si përvojë ekzistenciale dhe jo si emocion të përkohshëm.

Me një gjuhë të përmbajtur dhe reflektuese, autorja ndërton një poezi që refuzon sentimentalizmin dhe synon thellësinë mendore.

Libri trajton temat e humbjes, mungesës dhe kujtesës, duke e shndërruar përvojën personale në reflektim universal.

“PËRTEJ DJIMBJES” u drejtohet lexuesve që kërkojnë letërsi të ndershme dhe të qëndrueshme.