Pesë gjeneralë kishte bota, tre ishin iliro-shqiptarë

Portali SiliconIndia ka bërë një renditje të pesë gjeneralëve ushtarakë më të mëdhenj të të gjithë kohërave. Mes tyre është edhe Skënderbeu, që mban vendin e katërt.

Pesë gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave janë: Aleksandri i Madh, Napoleon Bonaparta, Genghis Khan, Gjergj Kastrioti dhe Atila i Hunëve.

Nuk është vetëm Skënderbeu që ka origjinë shqiptare tek pesë gjeneralët më të mëdhenj. Por janë edhe dy të tjerë, të cilët e kanë origjinën e lashtë iliro-shqiptare. Ata janë edhe: Aleksandri i Madh dhe Napoleon Bonaparta.

Mbreti i Maqedonisë dhe pushtuesi i Perandorisë Persiane, Aleksandri i Madh, konsiderohet si një prej gjenive ushtarakë më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai nuk ishte maqedonas, ai ishte tërësisht ilir.

Pasi që i dërgoi një letër shkodranëve, ai shkruante aty që kishte lindur në një tokë ilire dhe ishte pinjoll i popujve ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë. Letrën e tij drejtuar shkodranëve e kishte zbuluar studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin.

Tjetri që ishte me farë shqiptare ishte edhe Napoleon Bonaparta që njihet edhe si një strateg i madh i Francës. Në fakt ai ishte shqiptar. Nëna e tij ishte shqiptare me origjinë nga Arbëreshët e Italisë.

Ushtarët e tij e kishin pyetur Napoleonin se cila gjuhë është gjuha, që fliste ai, pasi që ai kishte folur një gjuhë që askush nuk kishte njohuri për të. Pastaj Napoleoni i kishte thënë edhe ushtarëve të vet se gjuha që fliste ai është “gjuha e nënës”, pra ajo shqipe.

Dhe ai që konsiderohet nga e gjithë bota si prijësi dhe ndoshta edhe ideatori i Bashkimit Evropian, ishte Gjergj Kastrioti.