Pesë persona dhunojnë një femër dhe e detyrojnë të konsumojë drogë

Pesë persona dhunojnë një femër dhe e detyrojnë të konsumojë drogë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë.

“Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021.  Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin,  i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Mediafokus.info/

https://mediafokus.infovet-aksident-i-rende-ne-llabjan-lendohen-3-persona-foto/