Pesë të rinj humbën jetën në një aksident
Pesë të rinj kanë vdekur, si pasojë e një aksidenti të rëndë, i cili ndodhi në juglindje të Francës.
Siç njoftoi BFM TV, duke cituar zjarrfikësit, automjeti kishte shpërthyer në flakë pas aksidentit.
Kur mbërritën shërbimet e emergjencës, ai ishte tashmë në flakë, raportoi “Le Dauphiné libéré”.
“Një automjet me pesë të rinj nga rajoni i Rhône doli nga rruga dhe u përplas në një përrua rreth 25 metra të thellë”, thanë autoritetet.
Shoferi kishte humbur më parë kontrollin e makinës, transmeton albinfo.ch.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, pasagjerët ishin midis 17 dhe 20 vjeç.
42 zjarrfikës shkuan me nxitim në vendin e aksidentit, përfshirë specialistë për parandalimin e rreziqeve.



