Pesë të vdekur me Covid, 97 raste pozitive

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 5 persona me Covid, ndërkaq 97 raste kanë rezultuar pozitive nga 2.112 mostra të testuara.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë (52 vjeç), Prishtinë (65 vjeç), Prizren (76 vjeç), Skënderaj (75 vjeç), Vushtrri (51 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.442, nga 554.182 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.208 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 97.675, kurse numri i rasteve aktive është 6.559.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9, Podujevë 9, Pejë 7, Deçan 6, Gjakovë 6, Istog 6, Drenas 5, Fushë-Kosovë 4, Gjilan 3, Prizren 3, Lipjan 2, Mitrovicë 2, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti.