Dita e Donikës është sot, i falni dashni!

Dita e Nënës nuk festohet kudo të dielën e dytë të majit siç është në Zvicër. Vendet e tjera ndonjëherë kanë zakone të ndryshme dhe Ditën e nënës e shënojnë në data të tjera.

9 maji (e diela e dytë në maj) është Festë e nënës në më shumë se njëzet vende të botës prej të cilave janë Gjermania, Zvicra, Australia…

Sot unë dua t’i bëjmë homazhe dashurie e respekti të gjitha nënave.

Në veçanti dua që sot t’i përcjellim ngrohtësinë tonë « Nënës së vitit 2021 » të dashurës Donika Gërvalla Schwarz.

Donikë, ky është viti yt që na rikthen neve kujtesën se asnjë sakrificë për ditë më të mira nuk është e kotë, se asnjë dyshim nuk mundë të luhatë vendosmërinë e përmbushur plot dashuri për jetë.

Po e takuat sot Donikën, falni asaj një përqafim në ditën e saj.

Ajo, kur kthehet nga puna, nuk i ka fëmijët në tryezë çdo ditë… jo sikur unë dhe ti, jo.
Sot, asaj i duhet mbështetja jonë.

Është ‘Dita e Donikës’ sot, t’i themi se e duam. /MLH/