Pëson fëmija nga sherri i bashkëshortëve
Një grua në Graçanicë është arrestuar për keqtrajtim të fëmijës, pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj.
Graqanicë, Prishtinë 18.05.2021-11:40. Është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i është vërsulur fëmijës së saj në prezencën e zyrtarëve policor. Fëmija ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

