Jep dorëheqje drejtori i klinikës në QKUK

Agron Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Klinikës Kirurgjike Maksilofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një informatë të tillë e kanë konfirmuar për Express nga zyra për informim në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Nga kjo zyrë kanë treguar se Bytyqi ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

“Po, ka dhënë dorëheqje për arsye personale e familjare”, është thënë për gazetën.

Nga kjo zyrë kanë bërë të ditur se ushtruese detyre e drejtorit në këtë klinikë do të jetë Mërgime Prekazi – Loxha.