Deliu-Kodra: Programi i qeverisë Kurti, program dëshirash i kalkuluar në votë elektorale

Ka vazhduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për programin e qeverisë Kurti.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se programi i qeverisë Kurti është më shumë i dëshirave, sesa i qeverisjes.

“Po e shoh që kryeministri s’qenka sot këtu. Ai do të duhej që të ishte sot, sepse kështu jemi dakorduar në seancë”, tha ajo.

“Programi qeverisës që na e ka sjellë qeveria me 55 ditë vonesë, s’ka as afate kohore, është më shumë program dëshirash i kalkuluar me votë elektorale. E keni fillu mbrapshtë qeverisjen duke shantazhuar opozitën duke propozuar Ligjin për Zgjedhje me shkelje, e çuditërisht nuk e pashë askund që në planin legjislativ është Reforma Zgjedhore”, tha tutje ajo.