Pezullohen ndeshjet e futbollit në afat të pacaktuar

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin dhe klubet anëtare të saj se në bazë të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, ka pezulluar kampionatin e futbollit në të gjitha kategoritë në afat të pacaktuar deri në një vendim të ri.

Ky vendim vjen pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë dhe si masë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

FFK fton futbollistët, punëtorët sportivë dhe qytetarët në përgjithësi që të qëndrojnë të qetë dhe ta luftojmë së bashku këtë pandemi pa panik por me kujdes të shtuar./mediafokus.info