Pezullohen nga puna 30 mjekë e infermierë që refuzuan vaksinën
Më se 30 punonjës të shëndetit publik në Ragusa të Italisë janë pezulluar nga puna pasi refuzuan të marrin vaksinën kundër koronavirusit.
Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe ai parashikon edhe pezullimin e pagës dhe çdo shpërblim tjetër.
Mediar njoftojnë se institucioni i shëndetit publik në Ragusa reagoi në bazë të legjislacionit të ri që u dekretua në prill dhe që parashikon detyrimin për t’u vaksinuar për mjekët, infermierët dhe operatorët e shëndetësisë.

