Pezullohet puna në objektin e ambulancave specialistike të QKUK, shkak gjendja me COVID-19
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, në nivel të ShSKUK-së, ka vendosur të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit, pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19.
QKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë.
Vendimi do jetë në fuqi deri në një vendim tjetër. /Mediafokus.info/

