Pfizer kërkon autorizim për përdorimin e vaksinës te fëmijët nën moshën 5-vjeç

Kompania amerikane e barnave Pfizer dhe partneri i saj me bazë në Gjermani BioNTech pritet të kërkojnë  nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave autorizim për përdorimin e vaksinës COVID-19 tek fëmijët nën moshën pesë vjeç.

Të dy kompanitë do t’i kërkojnë FDA-së që të japë autorizim për përdorim urgjent për të administruar një dozë të ulët të vaksinës së saj me dy injeksione tek fëmijët duke filluar nga mosha gjashtë muajshe, edhe pse njoftuan në dhjetor se vaksina nuk dha një përgjigje imune tek fëmijët e moshave nga 2 deri në 4 vjeç, të ngjashme me atë të adoleshentëve dhe të rriturve.

Të dy kompanitë kishin vendosur të shtonin një injeksion të tretë në provat e tyre klinike, një lëvizje që mund të kishte frenuar përpjekjet për ta bërë të disponueshme vaksinën për amerikanët më të rinj.