Pika 3A përçau mega formatin televiziv ‘Përputhen’

Një nga formatet më të ndjekura televizive Përputhen’ po shkon drejt fundit, por shumë afera e skandale kanë dalë në shesh tashmë.

Duket se Atdheu, Antonela dhe Arsimi, janë pika 3A që prishën balancat në formatin televiziv të Bora Zemanit, moderatores më të njohur për momentin të ekranit shqiptar, por gjithashtu të përfolur për lidhjet e saj.

Para disa ditësh Atdheu dhe Sara i habitën të gjithë teksa vendosën që të dilnin si çift nga “Për’puthen”.

Ishte Atdheu ai që ftoi Sarën për të dalë bashkë dhe për të vijuar njohjen me njëri-tjetrin. Ajo e pranoi ftesën dhe kështu i dha fund raportit me Gelianin, për të cilin ishte deklaruar disa javë më parë.

Gjithashtu  pas këtij vendimi u kris edhe marrëdhënia që Atdheu kishte me Antonelën.

Pavarësisht se kjo e fundit tha se nuk u prek nga ky vendim i dyshes, sot hodhi thumba për Sarën dhe rrëfeu gjithçka që ka ndodhur. Antonela e cilësoi Sarën si “merimanga që ju ka hedhur helm gjithë djemve”.

Nga ana tjetër në lidhjen me Atdheun ajo tha se Sara është viktima, sepse sipas saj Atdheu po e përdor. Gjithashtu Antonela u zbraz dhe më në fund rrëfeu se si u kris marrëdhënia e saj me Atdheun e çfarë po ndodh mes saj e Arsimit. Antonela tha se ajo ka realizuar një këngë dhe ka marrë Arsimin si model, që duket se është një thumb për Ana Lleshin që ka zgjedhur Atdheun si protagonist në klipin e saj.

“Me një gur Atdheu deshi të vriste shumë zogj. Ana 1 bëri këngë dhe mori Atdheun në videoklip. Unë bëra këngë dhe mora Arsimin në videoklip. Me Sarën Atdheu do ja fuste Gelianit dhe mua me këtë rast. Ai përdori Sarën që të linte keq si mua dhe Gelianin.

Arsimi ishte shumë shok me Atdheun dhe normalisht atij nuk i pëlqeu që mora Arsimin në videoklip e jo atë. Unë me Atdheun u zura dhe vendosëm të distancohemi të dy. Gjithashtu ka ndodhur një zënkë jashtë edhe mes Atdheut e Arsimit”, sqaroi Antonela.