Pikëllohet Lutfi Haziri, i vdes një person i afërt
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar plot dhimbje se ka ndërruar jetë tezja e tij, Makfire Demiri.
“Paska kaluar në amshim tezja ime e jashtëzakonshme, Makfire (Qazim Kukaj) Demiri, nënë e dëshmorit. Do ta kujtojmë gjithmonë për virtytet e larta njerëzore. Do të duam përjetë. Lamtumirë teze!” , ka shkruar ai.


