“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave” – rekomandime për mbrojtje nga vapa

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë me rekomandime për mbrojtje nga vapa për kategoritë e ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Pirja e ujit, qëndrimi nën hije e veshja e rrobave të lehta janë disa prej këshillave.

Gjithashtu kërkohet që të mos lihen fëmijët brenda makinave.

“Temperaturat e ngritura mund të paraqesin rrezik për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju fton të ndiqni rekomandimet për mbrojtje nga efektet e vapës dhe të kujdeseni për veten dhe të afërmit tuaj”, shkruan IKSHP.