Pireva e nis ditën në fakultet: Universiteti është drita e së ardhmes sonë

Avdi Pireva e ka nisur ditën e sotme në fakultet, jo për fushatë, por për të mbajtur provim aty ku është profesor.

“Universiteti është drita e së ardhmës sonë”, ka shkruar Pireva.

“Sot e fillova ditën aty e me ata që ju përkushtohem më së shumti, e ndjehem më së miri, në Universitet, e me studentë!

Provim me maska, me distancë e pa fushatë!”, ka shkruar Avdi Pireva në profilin e tij në facebook.

Përndryshe, ai është kandidat për zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e LDK-së.