Pireva mirëpret në Degën e ish-Presidentit Rugova kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti

Avdi Pireva, kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka mirëpritur vizitën e kryeministrit në detyrë dhe kandidatit për kryeministër të ardhshëm, Avdullah Hoti, në Degën e Tretë.

“Dega me kandidatët më të mirë në listë, me njerëzit më të devotshëm të Prishtinës”, ka shkruar Pireva.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Hoti, vizitoi Degën e Tretë të LDK-së. Degë me emër të madh, Dega e Presidentit Rugova. Degë me struktura të shkëlqyera, strukturë me shtrirje të madhe dhe shumë të bashkuar.
Dega me kandidatët më të mirë në listë, me njerëzit më të devotshëm të Prishtinës.
Entuziazmi, përkrahja e puna e madhe që po bëhët në degë siguron një fitore solide të LDK-së 132, por edhe fitorës sime si kandidati me nr. 68✅