Pireva: Pritje e ngrohtë dhe përkrahje maksimale nga kryetari Lutfi Haziri dhe nënkryetari Arbër Ismajli
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdi Pireva, është takuar gjatë ditës në Gjilan me kryetarin e kësaj Komune, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri dhe nënkryetarin, Arbër Ismajli.
Pireva i ka falënderuar Hazirin e Ismajlin për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen maksimale.
“Pritje e ngrohtë e miqësore dhe përkrahje maksimale nga Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e Nënkryetari Arbër Ismajli. Gjilani është djepi i Rugovizmit e demokracisë dhe ndjehem jashtëzakonisht mirë në qytetin ku e kam kaluar një pjesë të madhe të jetës. Faleminderit kryetarit Lutfi Haziri dhe nënkryetarit Arbër Ismajli për përkrahjen e ofruar. U jam mirënjohës përjetë”, ka thënë Pireva.
Ndryshe, Avdi Pireva garon në listën e LDK’së me numër 68.