Pjesëtarët e FSK-së kthehen nga Turqia ku ndihmuan në operacionin e kërkim-shpëtimit
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë kthyer sot nga Turqia, ku kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmeteve të 6 shkurtit që kanë lënë të vdekur mbi 40.000 njerëz.
Në aeroportin Prishtinës, ata janë pritur nga kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Ata gjithashtu u nderuan me medalje nga FSK-ja për punën e guximshme që kanë bërë në zonat e prekura nga tërmeti.
Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për të gjithë pjesëtarët që ishin pjesë e operacione të kërkimit urban, mjekët dhe ata që u kujdesen për të plagosurit.