Plaçkitje si në filma (VIDEO)

Një grabitje me armë zjarri, në pikë të ditës, ka ndodhur sot në një argjendari në Vlorë. Mësohet se është qëlluar edhe me armë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar, raportojnë mediat shqiptare.

Pasi ka kryer grabitjen, autori është parë të largohet me një arme dhe me një çantë, ku mendohet se kishte sende me vlerë.

Pas disa momentesh policia ka arrestuar autorin dhe një person tjeter.

Panorama.al ka siguruar momentin kur policia ka arrestuar një person, si të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Vlorë.