Plagoset në një lokal në Kosovë një shtetas i Maqedonisë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është plagosur nē këmbë në një lokal në Prishtinë, ku ishte duke qëndruar me disa shokë të tij.

Rasti është cilësuar vrasje në tentativë.

Prishtinë 08.01.2023 – 21:10. Ankuesi Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona. Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me c’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë. Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve. Viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është liruar. të dyshuarit janë në kërkim policor, thuhet në njoftim.