Plagoset një person në këtë qytet

Në Shkodër plagoset një person, Gëzim Bici kurse i dyshuari shoqërohet në polici,

Nuk dihet ende nëse është vërtet ai autor apo jo por Policia ka zbuluar se Bici është qëlluar me pistoletë.

Ndërkohë Gëzim Bici është transportuar drejt spitalit teksa zona e ngjarjes është rrethuar nga Policia ku janë ngritur dhe pika kontrolli.

Sipass Balkanweb, më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes../Mediafokus.info/