Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, për t`i hapur rrugë vazhdimit të dialogut.

“Sot në ditën e dytë të punës kemi miratu rregulloren e Qeverisë. Kemi marr një vendim të rëndësishëm duke i hequr pengesat për procesin e dialogut për një periudhë të arsyeshme kohore. Ne presim që të njëjtën gjë të shohim edhe nga ana serbe. Ne e ruajmë të drejtën tonë për të rujt sovranitetin tonë në kordinim me partnerët tanë”, tha Hoti.

“Kemi një dakordim me miqtë ndërkombëtar që presioni i tyre të jetë edhe karshi Serbisë, pasi të heqin edhe ata pengesat për dialog ne do të vazhdojmë”, ka thënë Hoti, i cili para dy ditësh e mori mandatin për të udhhequr qeverinë, pasi më parë Kuvendi i kishte hequr besimin qeverisë pararendëse të prirë nga Albin Kurti.

Gjykata Kushtetuese i dha të drtejtë presidentit Thaçi në mandatimin e Hotit për kryeministër./mediafokus.info