Pronari ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke raportuar se dy persona ia kanë plagosur qenin me armë.

Për motive akoma të panjohura, dy të dyshuarit, njëri 26 e tjetri 22 vjeç, e kanë qëlluar qenin me dy armë, duke i shkaktuar plagë.

Burimet e njëjta thonë se si rezultat i raportimit, të dyshuarit janë prangosur dhe janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.

Po ashtu, gjatë kontrollit policor, armët e përdorura janë konfiskuar.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe masën e ndalimit policor.