Platini: Futbolli të luhet me 10 lojtarë
Ish-presidenti i UEFA-s, Michael Platini, ka propozuar që futbolli të luhet me nga 10 lojtarë në fushë.
Sipas tij, loja do të ishte më atraktive nëse do të largohej një lojtarë nga skuadrat.
“Ndoshta duhet të nxjerrim një lojtarë dhe të luajmë me 10 gjithsej. Ne kemi luajtur futboll me 11 lojtarë në vitin 1900, por në atë kohë vraponin më pak se sot, ata nuk ishin më të fortë se lojtarët tani. Kështu ndoshta do të ishte më mirë nëse do të kufizohej numri i lojarëve pasi do të kishte më shumë hapësira”, u shpreh Platini.
Kjo ide e ish-futbollistit padyshim se do të sillte revolucion të madh në botën e futbollit modern.
Kujtojmë që Platini ka qenë një lojtar mjaft i suksesshëm në futboll, i cili ka luajtur në klube dhe kombëtare.
Ai në sirtarin e tij ka edhe tre Topa të Artë.

