Pleqtë e Krushopekut bëjnë hallvë për kadidatin e Sarajit

Se Blerim Bexheti gëzon një përkrahje të madhe për një mandat tjetër në Komunën e Sarajit, kjo dëshmohet çdo ditë dhe në forma të ndryshme.

Moment shumë i veçantë, i ngrohtë e i përzemërt është rreshtimi pas tij i njerëzve të moshuar e shumë të respektuar.

Pleqtë e Krushopekut, për nder të tij, bëjnë hallvë, pasi ai ka përmbushur premtimet dhe ata sot ecin në rrugë të asflatuara.

Kjo është vlerësuar tejmase nga Blerim Bexheti, përcjellë TS, pasi gëzon jo vetëm përkrahjen edhe të moshës së tretë.

Sot Bexheti do të takojë banorët e Krushopekut dhe sigurisht do të ha edhe hallvën në prag të nisjes së fushatës së 17 tetorit.