Po hetohet vdekja e një gruaje në QKUK pasi familjarët refuzuan obduksionin
Vdekja e një gruaje në QKUK, ku ishte dërguar në gjendje të përkeqësuar, po hetohet nga policia, pasi familjarët kanë refuzuar ta dërgojnë në obduksion trupin e saj.
QKUK, Prishtinë, 15.09.2021-17:45. Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar.
Për shkak të dyshimeve, njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori, thuhet në njoftimin e policisë.

