Po kthehej nga dasma e të vëllait, 35-vjeçarja humb jetën në aksident

Një dasmë është kthyer në tragjedi në Sarandë. Një 35-vjeçare humbi jetën në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në aksin Krane Qafëbotë në hyrje të Konispolit.

35-vjeçarja, Adriana Prendi dhe bashkëshorti i saj po ktheheshin nga festa e dasmës të vëllait të 35-vjeçares, ndërsa makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga e për pasojë, Prendi humbi jetën.

Ndërkohë edhe bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.