Po largohen njehsorët pa filluar hetimi nga Prokuroria, Azemi kërkon hetim ndaj KEDS-it dhe MINT-it

Anëtari i Kryesisë së LDK-së Visar Azemi, gjatë një konference për media ka deklaruar se KEDS dhe Ministria e Tregtisë duhet të hetohen nga Prokuroria meqë të dy institucionet kanë pranuan që ka pasur devijime dhe kanë bërë tërheqjen e njehsorëve elektrikë pa filluar hetimi nga Prokuroria.

Sipas Azemit, KEDS-i po mundohet t’i arsyetojë problemet duke i quajtur “devijime të vogla”.

‘’Nuk thanë asgjë KEDS, përpos një manipulimi, e pranuan që ka pasur devijime, por mundohen që këto t’i quajnë devijime të vogla. Mostrat tona kanë treguar të kundërtën, tregojnë që koha në njehsor matet gabimisht. Ky është organizim dhe skenë bukur e madhe e mashtrimit’’, deklaroi Azemi.