Pogradeci “zgjohet” nën petkun e borës, pamje fantastike nga qyteti liqenor (FOTO)

Reshje të dendura bore kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme, deri në orët e para të mëngjesit edhe qytetin e Pogradecit.

Banorët e qytetit liqenor janë zgjuar ditën e sotme të “pushtuar” nga bora dhe para imazheve mbresëlënëse të kombinuara me liqenin.

Në fotogalerinë e mëposhtme mund të shihni një ditë të mrekullueshme dimri në një nga qytetet më turistike të Shqipërisë./a2cnn