Policët shoqëruan një veturë që po lëvizte në orë policore, shpëtohet shtatzëna

Javën e kaluar, kur dy policë shqiptarë panë një automjet që po udhëtonte me shpejtësi të madhe, duke injoruar orën policore, gjëja e fundit që u shkoi në mend ishte se do të gjenin një grua shtatzënë në sediljen e pasme.

Një çift ishte në panik gjatë rrugës për në spital, sepse gruaja shtatzënë po humbiste gjak!

Policët shoqëruan automjetin në spital me alarm, ndërkohë departamenti i urgjencës u njoftua përmes radio lidhjes.

Në këtë mënyrë, gjithçka ishte gati për të pritur nënën dhe djali i vogël lindi në duar të sigurta.

Mamaja, babai dhe djali i tyre janë shëndoshë e mirë.

Dy policët shkuan në spital me një dhuratë (arush) për bebin. Falë ndërhyrjes së tyre, kjo foshnje ndodhet në prehërin e nënës së tij dhe që të dy janë shëndosh e mirë.

Rasti është publikuar nga dr Anila Kalleshi.