Në Kamenicë rritet rrepa e kuqe që peshon sa një kungull

Në Dardanë (Kamenicë) kultivohet rrepa e kuqe, e cila peshon hiq më pak se 3 kg e 282 gramë. Profesor Rexhep Abazi nga Medvegja e ka postuar një rrepë që peshon sa një kungull.

“Isha tek vajza ime Zahidja e cila jeton në Dardanë. Të nesërmen dhëndri Skender Fetiu, para se të nisemi thotë a doni t’i merrni ca rrepa të kuqe nga kopshti ynë. Unë i adhuroj pemët e perimet shumë. I solli në një qese të najlonit dhe i futi në makinë. Unë as që i shikova se çfarë dhe si janë. Kur shkuam në shtëpi, çka me pa, rrepat kishin madhësi të kungujve. Nga kurreshtja e mora njërën dhe shkova tek një shitëse në Medvegjë dhe e luta ta masin. Rrepa peshonte 3282 gr. (3,282 kg). Mendoj që është rast për librin e Ginisit”.