Polici në Veri i gjuan dy persona me armë – IPK i çon hetuesit në vend të ngjarjes
Në Mitrovicë të Veriut raportohet se sot ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku është përfshirë një zyrtar policor.
Siç raporton Sinjali, zyrtari policor që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare, ka gjuajtur në drejtim të dy personave.
Zëdhënësii Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka, thotë se “IPK është njoftuar për këtë rast dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit tanë janë në vendin e ngjarjes. Veprimet tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorin kompetent dhe autorizimet ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka për Express.

