Policia, apel vozitësve: Në timon, edhe sekondat bëjnë diferencën!
Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës kohore 13.12.2024 – 19.12.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar 1.258 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë aktivitete edhe në hetimin e 12 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 9 aksidenteve me të lënduar, ndërsa është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 13 ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.
- Mos përdor alkool para dhe gjatë ngasjes së automjetit: Alkooli ulë përqendrimin dhe reflekset, duke rritur rrezikun e aksidenteve fatale!
- Mos e rreziko jetën tënde dhe të tjerëve!
- Alkooli dhe timoni nuk shkojnë bashkë!
- Alkooli zvogëlon aftësinë për të reaguar. Në timon, edhe sekondat bëjnë diferencën!
- Ngasja nën ndikimin e alkoolit mund të marrë jetë!

