I dehur në timon, shtetasit serb i merret patentë shoferi

Policia në Gjilan, Stacioni Policor në Ranillug, me datën 05.05.2024, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, në pikën e kontrollit në Ranillug, ka ndaluar në automjet me tabela të Serbisë, që e drejtonte një shtetas serb.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, ka lindur dyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mund të jetë nën ndikim të alkoolit.

Pasi i është bërë matja e alkoolit, është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.70 promila.

Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro, i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve dhe dy pikë negative, thuhet në njoftim.