Zyrtari i regjistrimit të popullsisë rrahet nga tre persona

Një anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është ankuar tek Policia e Kosovës (PK) se është sulmuar fizikisht nga tre persona në Pejë.

Kështu ka njoftuar PK-ja përmes raportit 24 orësh, duke shtuar se tre të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje

“Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. (foto ilustrim).