Policia arreston 4 protestues në Kamenicë pas protestave kundër reformave në arsim
Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën 4 protestues në Kamenicë, pas protestës kundër reformave në arsim, raporton Mediafokus.info.
Ky është njoftimi i zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.
Me 5 tetor 2020, rreth orës 09:11 nga Njësitet në teren kemi marrë informata se rruga kryesore në Kamenicë afër shkollave të mesme është e bllokuar.
Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se në atë lokacion janë mbledhur mëse 150 persona të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me reformat në arsim. Protestuesit , kryesishtë nxanësë me prindë, kanë qëndruar deri në ora 10:04 e me pas kanë vazhduar në drejtim të objektit të Kuvendit Komunal-Kamenicë. Disa nga protestuesit gjatë peoteatës kanë penguar personat zyrtar.
Protesta ka përfunduar në ora 11: 10 , protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë .
Shtesë
Pas përfundimit te protestës dhe marrjes se inforëmatave përmes rrugëve operative njësitet policore në teren kanë lokalizu dhe arrestuar katër (4 ) persona te cilët kane penguar personat zyrtar ne kryerje te detyrës zyrtare .
Te lartcekurit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër te prokurorit të shtetit ata dërgohen ne mbajtje per 48 orë, për veprën penale ” Pengim i presonit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Rasti është duke u hetuar.

