Policia arreston dy persona të dyshuar për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se sot janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi.
K.R. dhe B.H. janë dy të arrestuarit që dyshohet se kanë kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi pas deklaratave të tij për “Grupin e Kumanovës”, pasi dje Prokuroria në Prishtinë njoftoi se ka nisur hetimet.
Burimet e njëjta kanë thënë se të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa, vetë Kajtazi ka dërguar letër në adresë të AGK-së, ku ka thënë se me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve.

