Policia në Prizren arreston një person, bënte propagandë rreth koronavirusit

Policia në Prizren ka arrestuar një person, i cili ka shpërndarë një video propagnadauese me qëllim të përhapjes së panikut tek qytetarët, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se ai kishte incizuar fqinjin e tij dhe kishte propaganduar se ishte infektuar me koronavirus.

I dyshuari është ndaluar për incizim të kundërligjshëm dhe është duke u intervistuar nga hetuesit, ka thënë Osmanollaj.