Policia del me njoftim zyrtar për vdekjen e kolegut Hevzi Shabani

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar për vdekjen e kolegut të saj, Hevzi Shabani, si pasojë e infektimit me COVID-19.

“Ju njoftojme me dhembje se dje me date 05.08.2021 ka ndrruar jetë kolegu yne, zyrtari policor Hevzi Shabani # 2610 ne QKUK ne Prishtine, ku ishte i shtrire si pasoje e trajtimit nga infektimi me COVID-19.

I ndjeri eshte i lindur më 24.11.1958 dhe i takonte gjeneratës XI të Policisë së Kosovës, ku karriren e filloi ne Stacionin Policor ne Gjilan, ku me nder dhe perkushtim ka punuar, duke qenë i respektuar per koleget dhe komunitetin.

Viteve te fundit ishte i caktuar ne zonene e Stacionit Policor te Novoberdes, ku po ashtu punoi dhe veproi duke qene shembull per te gjithe.

Varrimi i te ndjerit do te behet sot ne ora 13:00, ne varrezat e qytetit te Gjilanit”, thuhet në njoftimin e policisë.