Policia e gjen të miturën në Podujevë, e cila ishte raportuar e zhdukur

Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë shumë shpejt një të mitur në Podujevë, e cila ishte raportuar e zhdukur. Viktima është kthyer në familje, në gjendje të mirë shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë.

Podujevë, 29.04.2021-22:15. Lidhur me rastin, më datën 30.04.2021 viktima e mitur femër kosovare është gjetur nga njësiti policor në Prishtinë. Është njoftuar prokurori për të mitur, pas  intervistimit nga punëtorja e QPS, e mitura më pas  iu është kthyer familjes në gjendje të mirë shëndetësore.